Foto: Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Kryeministri Rama prek me dorë gazetaren - reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë - VIDEO

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një konference për media ka prekur fizikisht gazetaren Ambrozia Meta më 19.03.2024.

Në një video të publikuar nga gazetari Bledian Koka, shihet Rama duke e prekur me dorë gazetaren pas parashtrimit të një pyetjeje nga ajo.

Për prekjen e kryeministrit shqiptar ka reaguar Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Ky Union ka shprehur solidarizim me gazetaren dhe veprimin e Ramës e quan “cenim të Kodit të Etikës”.

“Refuzimi dhe shmangia e Kryeministrit për përgjigje konkrete u bashkëshoqërua me një gjuhë intimiduese dhe me cënim të etikës, deri në cënim të integritetit fizik të gazetares”- thuhet mes tjerash në reagim.

Reagimi i plotë i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë: