Foto: REL

Qeveria pritet miratojë vendimin për ndarjen e 100 euro shtesë për pensionistët

Qeveria e Republikës së Kosovës priete që gjatë mbledhjes së sotëm të miratojë vendimin për ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistëve.

Kryeministri Albin Kurti tha gjatë mbledhjes së qeverisë, në këtë fund vit pensionistët do të përfitojë nga 100 euro shtesë për të përballuar koston e jetës.

“Do të përkujdesemi me një vendim tjetër në këtë mbledhje. Për të gjithë pensionistët për këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme do të miratojmë shtesën njëherësh prej 100 euro përveç pensionit të rregullt që marrin”- tha ai.