Qeveria e Kosovës, Foto: KALLXO.com

Qeveria merr vendim preliminar për shpronësime në Leposaviq dhe Zubin Potok

Qeveria ka marrë vendim preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut.

Zëvendësministri i Ambientit dhe Infrastruktruës, Avni Zogiani, tha se Qeveria më 2 shkurt kishte miratuar vendimin për shpronësim, ndërsa pas atij vendimi janë mbajtur dëgjimet publike.

“Qeveria më datë 2 shkurt ka miratuar vendimin për shpronësim. Pas miratimit të këtij vendimi Departamenti i Shpronësimit ka mbajtur dëgjimet publike dhe ka trajtuar shpresat e pronarëve që kanë të bëjnë me procedurën e shpronësimit. Departamenti ka vendosur të propozoj vendimin me të cilin miratohet procesi”- tha ai.

Sipas njoftimit zyrtar, më 2 shkurt 2023 është marrë vendim me të cilin autorizohet Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për kryerjen e punëve përgatitore për përcaktimin e përshtatshmërisë potenciale të një ose më shumë parcelave të pronës së paluajtshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’ në dy zona kadastrale, në fshtrat Dren dhe Leshak të komunës së Leposaviqit.

Qeveria merr dy vendime për shpronësime për interes publik të disa pronave në Leposaviq dhe Zubin Potok