Qeveria e Kosovës, Foto: KALLXO.com
Qeveria merr dy vendime për shpronësime për interes publik të disa pronave në Leposaviq dhe Zubin Potok
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 124-të, në të cilën janë miratuar dy vendime.
Sipas njoftimit zyrtar është marrë vendim me të cilin autorizohet Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për kryerjen e punëve përgatitore për përcaktimin e përshtatshmërisë potenciale të një ose më shumë parcelave të pronës së paluajtshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’ në dy zona kadastrale, në fshtrat Dren dhe Leshak të komunës së Leposaviqit.
Po ashtu është marrë vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’.
Për vendimin e dytë bëhet fjalë për këto zona kadastrale: Bistricë e Shalës, Bregu i Madh, Dren, Leshak dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq dhe zonat kadastrale: Bërnjak, Zubin Potok, Banjë dhe Jasenovik i Epërm në komunën e Zubin Potokut.