Foto nga një mbledhje e kaluar e Qeverisë - Foto: ZKM

Qeveria kërkon nga presidentja dhënien e autorizimit për të nënshkruar marrëveshjen IPA 2022

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin përmes të cilit i kërkohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhënia e lejes për nënshkrimin e marrëveshjes IPA 22.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se kjo marrëveshje synon te krijoj bazën për fillimin e zbatimit të projekteve nga IPA 2022.

“Kjo marrëveshje synon të krijoj bazën për fillimin e zbatimit të projekteve nga IPA 2022. Pasi qw teksti i marrëveshjes është zhvilluar me BE, na duhet dhënia e autorizimit nga presidentja për ta nënshkruar. Hyrja në fuqi e marrëveshjes mundëson që Kosova të përfitojë mbi 62 milionë euro nga Bashkimi Evropian, mjete këto që do të zbatohen për projekte për mjedis, energji të gjelbër, ujërat e zeza, kthimi i komuniteteve e të tjera”- deklaroi Bislimi.

Bislimi tha se përmes hyrjes në fuqi të marrëveshjes, në total fillon zbatimi i fondeve në vjet prej mbi 91 milionë euro.