Protesta e punëtorëve të KEK, Foto: KALLXO.com

Punëtorëve të KEK-ut u rriten pagat për 70 euro dhe u miratohet një bonus prej 300 euro për fundvit

Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se pas bisedimeve të vazhdueshme me menaxhmentin e KEK-ut është miratuar vendimi për rritje të pagave prej 70 euro dhe një bonus prej 300 eurosh neto për fundvit.

Sipas njoftimit, për këtë arsye protesta e paraparë për nesër është anuluar.

“Bordi ka miratuar një bonus prej 300 eurosh neto për fundvit, si dhe një rritje të pagave prej 70 eurosh që do të nisë nga janari. Në kuptimin tonë, megjithatë, kjo nuk përmbush plotësisht pritjet tona. Mirëpo i rezultat i këtij realizimi të pjesërishëm protesta e paraparë për datën 28.12.2023, me vendim të Kryesisë anulohet”- thuhet në njoftim.

Kjo Sindikatë ka njoftuar se ky vendim ka ardhur pas bisedimeve të vazhdueshme dhe negociatave me menaxhmentin e KEK-ut, me ç’rast është arritur një përparim i rëndësishëm në rrugën drejt një kompensimi më të drejtë për punën.

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) javën e kaluar ka mbajtur protestë para objektit të menaxhmentit të KEK-ut në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në protestë u paralajmërua po ashtu se në rast të mosrealizimit të këtyre kërkesave të Sindikatës, do të ketë ndërprerje të punës dhe grevë.

https://kallxo.com/tag/punetoret-e-kek/

www.kallxo.com