Pse u anulua mbledhja e dy qeverive? Ky është shpjegimi i Qeverisë së Kosovës

Jeton Zulfaj nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka thënë se është për të ardhur keq anulimi i mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, që pritej të mbahej nesër.

Zulfaj në emisionin Kallxo Përnime tha se anulimi i mbledhjes të cilën e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është anulim i njëanshëm.

“Është një anulim i njëanshëm nga ana e Shqipërisë, është për të ardhur keq pas të gjithave përgatitjeve që janë bërë. Kryeministri deri pak më parë ishte në Gjakovë, pjesë e aktiviteteve për mbledhjen e dy qeverive. Ky anulim është i habitshëm. Unë mendoj që duhet t’ia lëmë qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës që ta vlerësojnë këtë veprim të Edi Ramës. Për neve është e habitshme një sjellje e tillë. Sepse deri më tani kemi bërë përgatitje të përbashkëta”- tha ai.