Protestuesit e KEK-ut ulen para Qeverisë, thonë se janë të gatshëm për bisedime

Punëtorët e sigurimit fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë duke protestuar para Qeverisë së Kosovës të mërkurën.

Ata po kërkojnë kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut, e madje të njëjtët janë ulur para objektit të Qeverisë me qëllim që të tregojnë se janë të gatshëm për bisedime.

Nexhat Murati, kryetar i Sindikatës së Sigurimit të KEK-ut ka thënë se kanë dalë t’i shprehin brengat e tyre.

“Ne sot kemi shpallur një protestë para KEK dhe Qeverisë ku do ti shprehim brengat tona për shkak të sigurimit fizik të KEK. Ne si ish departament kemi pasur gjithë të drejtë kthimin në KEK sepse nuk është privatoziër por jemi huazuar në mënyrë të paligjshme nga viti 2004. Po vazhdojnë të jepen tendera të paligjshëm, KEK këtë e dinë. Disa ditë me herët iu kemi dërgu edhe një letër për një dokument zyrtar që drejtori i KEK na kishte premtuar që do të na jep. Nuk na japin sepse ajo letër i rrezikon oligarkët e KEK” – ka thënë Murati.

“I bëjmë thirrje Qeverisë që të ndërhyjë në KEK dhe në bord. Boll ke më ky diskriminim ndaj punëtorëve të KEK. Ne do të protestojmë në mënyra të ndryshme nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat tona” – ka vazhduar tutje ai.

Tutje Kryesindikalisti i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica ka thënë se këta punëtor meritojnë që të kthehen në vendin e tyre.

“Në vitin 2007 është tenderu paligjshëm ky departament. Kjo Qeveri që është tani kur ishte ne opozitë ishte një zëri me neve dhe na thonin se kishit të drejtë. Këta tender po bëhen të paligjshëm. Nuk na kanë dëgju asnjëherë deri më sot. Protesta ka pas në vazhdimësi, por nuk na është dëgju zëri. Këta edhe sot tenderohen jashtëligjshëm” – ka thënë ai.

“Unë kërkoj që të anulohen këta tender për këta punëtorë që janë në mënyrë të paligjshëm. Nëse dje nuk na kanë dëgju nuk ju shfajëson që sot të mos na dëgjoni as ju. Këta punëtorë meritojnë të kthehen në vendin e tyre. Nuk iu është shkëput asnjëherë kontrata me KEK. Këto i kërkojnë nga qeveria, kryeministri, ministrja, KEK, bordi” – është shprehur tutje Llumnica.

VIDEO – Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut