Foto-ilustrim

Prokuroria jep detaje mbi rastin e dhunimit dhe inçizimit të të miturës në Gjilan

Prokuroria në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të dyshuari të mitur, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe pa autorizim ka incizuar të dëmtuarën po ashtu e mitur.

Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur në komunën e Gjilanit, ku dyshohet se i mituri gjatë muajit janar të këtij viti, ka dhunuar të miturën dhe gjatë marrëdhënieve seksuale pa auto

rizim e ka incizuar, pastaj të njëjtin incizim e ka publikuar.

“Në këtë mënyrë dyshohet se i mituri ka kryer veprat penale ‘’Dhunimi’’ dhe ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.