Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren, gjen armë në mal, plagos veten në kokë duke e pastruar

Një burrë nga fshati Pousk i Prizrenit është vetë plagosur në kokë teksa po pastronte një armë të cilën e kishte gjetur në mal.

Kështu ka bërë të ditur për Policinë bashkëshortja e viktimës.

Në raportin policor thuhet se, viktima fillimisht ka marr trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit por për shkak të gjendjes së rëndë, është transferuar në QKUK.

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit.