Foto: KALLXO.com Ilustrim

Prizren: Burri tenton ta djeg shtëpinë e vet, dyshohet se është përdorues i narkotikëve

Një person në Prizren ka tentuar që ta djeg shtëpinë e tij.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:30.

Sipas njoftimit, i dyshuari për këtë rast sipas policisë është përdorues i narkotikëve.

Sipas njoftimit, i dyshuari gjatë arrestimit, ka lënduar fizikisht edhe një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.