Prishtinë, vidhen para e cigare nga qendra tregtare

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është kryer një vjedhje e rëndë në një qendër tregtare në Prishtinë.

Në këtë qendër tregtare janë vjedhur një shumë e parave të gatshme dhe cigare të llojeve të ndryshme.

Sipas Policisë, vjedhja është kryer në një qendër tregtare që ndodhet në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Në Polici rastin e ka lajmëruar menaxherja e qendrës tregtare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.