Ilustrim Foto: KALLXO.com

Prishtinë, shtatë të dyshuar arrestohen për kontrabandim me migrantë

Shtatë persona janë vënë në pranga në Prishtinë si të dyshuar për kontrabandim me migrantë.

Arrestimi i tyre është kryer nga zyrtarë policorë nga Sektori i Hetimeve-Departamenti i Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Prizren.

Të arrestuarit dyshohen se kanë organizuar kontrabandën me emigrantë duke përdorur Kosovën si vend transit.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.