Prishtinë, qytetarja rrëzohet në pusetë të hapur në rrugë

Një qytetare ka raportuar në Policinë e Kosovës, se është rrëzuar në një pusetë të hapur në kryeqytet.

Ajo ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për të marrë tretman mjekësor.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, më 11 nëntor, rreth orës 13:50.