Prishtinë, pas përleshjes mes tyre tre persona shoqërohen në stacion policor

Tre persona, njëri nga ta shtetas i huaj, janë shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nën dyshimet për përfshirje në përleshje, Policia ka shoqëruar në stacionin policor tre persona të dyshuar, një nga ta shtetas i huaj” – ka thënë ai.

Borovci ka treguar se ndërkohë që Policia ka trajtuar rrethanat e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj dy personave janë shqiptuar masa me gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Tutje ai tha se që të tre personat e përfshirë, pas përfundimit të procedurave të nevojshme, janë lënë të lirë.