Foto: Ilustrim

Prishtinë, një fëmijë sulmohet nga qentë endacak

Një fëmijë është sulmuar nga qentë endacak afër Ministrisë së Arsimit në kryeqytet.

Familjarët kanë deklaruar për KALLXO.com se si pasojë e lëndimeve, fëmija është duke marr trajtim mjekësor. Rasti sipas tyre ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme.

Problemi me qentë endacak në kryeqytet është i vazhdueshëm, tash e disa vite, e sulmet mbi njerëzit mjaftë të shpeshta.

Shumë herë janë raportuar raste të sulmeve nga qentë endacak, madje vitin e kaluar një grup qytetarësh kanë paditur komunën për mosmenaxhim të situatës.

Komuna e Prishtinës, ka në plan të ndërtoj një strehimore për trajtim të qenve endacak në Hajvali.

Kurse, gjatë vitit të kaluar është implementuar edhe projekti për pikat ushqyese të qenve endacak, por që nuk rezultoi i suksesshëm pasi në vazhdimësi ka raportime për sulme.

Nga Komuna është thënë se menaxhimi i tyre është i vështirë pasi qentë lëvizin nga një komunë në tjetrën.

Përpos komunës, edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë merr buxhet mbi 1 milion në vit euro për trajtim të qenve endacak në Kosovë.