Prishtina

Prishtinë, i vdes gruaja në një spital jashtë vendit, ankohet për neglizhencë të mjekëve

Një qytetar nga Prishtina është ankuar në Polici për vdekjen e gruas së tij, e cila kishte shkuar për shërim në një spital jashtë vendit dhe atje kishte vdekur.

Sipas Policisë, ankuesi dyshon se deri te vdekja e gruas kishte ardhur nga neglizhenca e mjekëve të spitalit.

Rasti është raportuar të premten rreth orës 16:00.

Në konsultim me prokurorin hapet rasti dhe kërkohet që viktimës t’i bëhet obduksioni.

Rasti, i cili po trajtohet si vdekje në rrethana të dyshuara, mbetet nën hetime.