Ilustrim

Prishtinë, arrestohet 23-vjeçari pasi publikoi fotografi intime të një vajze në rrjete sociale

Një 23-vjeçar ka përfunduar prapa grilave të premten pasi dyshohet se publikoi në rrjete sociale fotografi intime të një vajze.

Rasti u raportua të enjten në stacionin policor Veriu në Prishtinë.

“Më datë 05.10.2023,  në stacionin policor Veriu në Prishtinë, pala ankuese ka raportuar se një person i dyshuar ka postuar në rrjete sociale fotografi (intime) të saj” – tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e forcave të rendit.

“Me datën 6 tetor hetuesit policor kanë siguruar prezencën e të dyshuarit. K.I, mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është intervistuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje” – thuhet në fund të njoftimit.