Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Prishtinë, arrestohen dy gra dhe një burrë për prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprën “mundësim apo detyrim në prostitucion”.

Organet e rendit kanë bërë të ditur se kanë intervistuar dy dëshmitare dhe kanë kontrolluar një lokal në të cilin janë konfiskuar disa pajisje elektronike, katër telefona dhe një shumë parash.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit, dy gra dhe një burrë janë ndaluar për 48 orë.