Prindërit braktisën vajzën e tyre, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë dhe një grua në Mitrovicën e Veriut, pasi sipas policisë të njëjtit e kanë braktisur vajzën e tyre.

“Raportohet se janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë pasi që të njëjtit kanë braktisur vajzën e tyre”, thuhet në njoftim të policisë.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.