Foto: Ilustrim

Prezantohet si "person zyrtar" arrestohet nga Policia

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ishte prezantuar rrejshëm si person zyrtar duke e ndaluar për legjitimim një veturë në komunikacion, në të cilën ishin dy persona, një grua dhe një burrë.

Personi i arrestuar dyshohet gjithashtu se e ka ngacmuar seksualisht gruan që gjendej në veturë.

Pos prezantimit të rrejshëm të autoritetit zyrtar, sipas prokurorit, ai ka konsumuar edhe veprën e ngacmimit seksual. Pas arrestimit, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ky qytetar është mbajtur gjashtë orë në organet e rendit deri sa është këndellur, pasi ishte nën ndikim të alkoolit.

Me urdhër të Prokurorit, siç njofton Policia, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.