Ilustrim

Prezantohet rrejshëm si zyrtar policor, arrestohet

Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në Prishtinë, nën dyshimin për prezantim të rremë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti është ndaluar nga policia për legjitimim, dhe i njëjti është prezatuar si zyrtar policor.

Tutje, policia ka njoftuar se i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.