Presidentja Vjosa Osmani për Reuters: Kosova është nën sulm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë dhe presidentin e saj Aleksandar Vuçiq për sulmin e së dielës ndaj Policisë së Kosovë nga një grup terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Osmani në një intervistë për Reuters ka thënë se Kosova është nën sulm.
“Kosova është nën sulm”- tha Osmani për Reuters në një intervistë në zyrën e saj të enjten.
“Grupi (i armatosur) thjesht ushtroi synimet dhe motivet e Serbisë si shtet dhe Vuçiqit si udhëheqës. Ajo që unë do t’i thosha presidentit Vuçiq është ndaloni ngatërresat me Kosovën. Kosova do ta mbrojë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj me çdo çmim”- tha Osmani.
“Ata po përpiqen të krijojnë një model të Krimesë në Republikën e Kosovës, por ne absolutisht nuk do ta lejojmë të ndodhë… [ne] do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës”- ka vazhduar presidentja Osmani.
Osmani për Reuters tha se sulme të ngjashme mund të përsëriten edhe në një të ardhme të afërt duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjë gjithçka që Serbia të mos përkrahë grupe të tilla.
“Jam shumë e shqetësuar se sulme të tilla, qoftë edhe më të mëdha, mund të ndodhin në të ardhmen nëse Serbia nuk dënohet, para së gjithash për këtë akt terrorist agresioni”- tha ajo.
Osmani tha se bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës nuk mund të vazhdojnë si më parë.
Policia e Kosovë u sulmua mëngjesin e së dielës nga një grup terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Nga sulmet e terroristëve një polic mbeti i vrarë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovë, Xhelal Svçela ka thënë se së paku tre terrorist janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë e Kosovës.
Tre të tjerë janë arrestuar dhe janë në paraburgim.
Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh, autoblinda dhe armë tjera të rënda gjatë aksionit në Banjskë.
Svçela ka kërkuar nga Serbia dorëzimin e personave që dyshohet se janë arratisur në Serbi dhe po trajtohen atje, ndër ta nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiqçiq.
Sveçla: Plani ka qenë që ata të zbresin deri në lumin Ibër dhe të shpallin ndonjë autonomi