Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian nesër në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë

Për shkak të vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nesër gjatë ditës do të ketë ndërperje të përkohshme të qarkullimit të veturave në disa rrugë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të  bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore drejt kryeqytetit, ku pritet të kalojë eskorta” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik.