Presidenti Thaçi takohet me Lulzim Bashën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme është takuar me liderin e opozitës shqiptare, Lulzim Bashën.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter’, Basha ka shkruar se me Thaçin ka diskutuar për forcimin e shtetit të Kosovës dhe bashkëpunimin me partnerët.

“Biseduam për zhvillimet aktuale dhe ato të pritshme në Kosovë. Forcimi i shtetit të Kosovës, bashkëpunimi me partnerët ShBA-në dhe BE-në, për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin dhe tërësinë terriotoriale e integrimin euroatlantik”, ka shkruar Basha.

Ish kryetari i Tiranës po ashtu ka shkruar se janë sfidat e Kosovës në të cilat ai dhe Partia Demokratike do të vijojnë të japin mbështetjen.

“Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara”, thuhet në fund të shkrimit të Lulzim Bashës.