Posta e Kosovës reagon ndaj mediave që publikuan artikuj për "zhdukjen e 40 mijë eurove”

Përmes një komunikate për media Posta e Kosovës thekson se me këtë lajm, po tentohet të njolloset kjo ndërmarrje.

“Tentimi i njollosjes së ndërmarrjes përmes titujve bombastik, që një rast i  plaçkitjes të ndodhur kohë më parë të prezantohet si zhdukje skandaloze, është i paqëndrueshëm”, thuhet në komunikatë.

PK, ka shkruar mëtej se njofton opinionin se lidhur me rastin e plaçkitjes së mjeteve financiare, të ndodhur kohë më parë në këtë kompani, janë ndërmarr të gjitha veprimet ligjore dhe organet e rendit janë ende duke u marr me rastin.

“Fatbardhësisht që nuk kemi pas dëmtime të punonjësve tanë, ndërsa ndjejmë keqardhje që ka ndodhur kjo plaçkitje e mjeteve financiare që e kanë dëmtuar rëndë Postën e Kosovës, sidomos në krizën aktuale që gjendet këto vitet e fundit, ndërsa me padurim po presim rezultatet konkrete nga Policia e Kosovës që mjetet financiare të kthehen në arkën e ndërmarrjes tone”, thuhet në reagimin e Postës.