Policia shqipton më shumë gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID se tiketa trafiku

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar më shumë gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID se tiketa për mosrespektim të rregullave në trafik.

Sipas statistikave të përgjithshme, Policia e Kosovës ka shqiptuar 952 tiketa në shqiptuara në bazë të ligjit anti-COVID dhe 926 tiketa trafiku.

Të dhënat tregojnë se nuk ka ndodhur asnjë aksident me fatalitet ndërsa janë shkaktuar 16 aksidente me të lënduar dhe 22 me dëme materiale.

Përgjatë 24 orëve, Policia ka arrestuar 16 persona dhe 13 i ka dërguar në mbajtje.