Tiketa e Policisë FOTO-RTV21

Policia shqiptoi mbi 1,200 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,278 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Policia, gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 22 aksidente trafiku me të lënduar dhe 26 aksidente me dëme materiale.

Policia gjithashtu ka arrestuar 20 persona, ndërkaq 12 janë dërguar në mbajtje.