Policia po heton vdekjen e një personi në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës është gjetur i vdekur një person në Prizren.

Në raportin ditor të PK-së është thënë se vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kompetent.

Po ashtu është thënë se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes.