Policia po heton rastin e vdekjes së një personi nga rrokullisja e traktorit në Suharekë

Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e vdekjes së një qytetari nga rrokullisja e traktorit në Suharekë.

“Është raportuar se viktima kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe ishte rrokullisur, ku si pasojë kishte pësuar lëndime. Viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurori trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.