Policia po heton një vdekje të dyshimtë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar një rast i një vdekje të dyshimtë në Prishtinë.

Sipas policisë, të dielën rreth orës 15:52 është raportuar se është gjetur një viktimë mashkull pa shenja jete.

“Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor  kanë dal në vendin e ngjarjes, me ç’ rast nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e viktimës”- thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.