Policia në Suharekë sekuestron municion armësh, i dyshuari thotë se i posedonte që nga koha e luftës

Policia e Kosovës sot ka sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me tre karikator , një pushkë gjysmëautomatike me dylbi dhe 209 fishekë në fshatin Vraniç të Suharekës.

Organet e rendit bënë të ditur se disa muaj më herët, Policia nëpërmjet rrugëve operative kishte pranuar një video-regjistrim ku shihet një sasi e konsiderueshme e municionit andaj pas hetimeve është  arritur që të identifikohet edhe i dyshuari.

I dyshuari ka deklaruar në Polici se këto armë dhe municione kanë qenë në pronësi të tij që nga koha e luftës në Kosovë.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.