Ilustrim

Policia në kërkim të dy personave të arratisur

Në Gjakovë është raportuar arratisja e një personi i cili ishte i privuar nga liria.

I njëjti është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës dhe rasti është nën hetime.

Në Lipjan është raportuar se një burrë, shtetas i Malit të Zi është arratisur.

Organet e rendit janë në kërkim të të dyshuarit dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Të dy rastet janë iniciuar si ‘arratisje e personit të privuar nga liria’.