Ilustrim

Policia në Ferizaj realizon 17 urdhëresa ndaj personave që nuk i ishin përgjigjur thirrjes së gjykatës

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka realizuar 17 urdhëresa të gjykatave themelore për vepra të ndryshme penale.

Organet e rendit kanë bërë të ditur se ata do të vazhdojnë realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë në rast se kanë informacion për personat që janë duke u kërkuar duke lajmëruar menjëherë Policinë e Kosovës.