Gazimestan, serbë nga Kosova e Serbia mblidhen për Betejën e Kosovës
28.6.2021 - 12:01
Qytetarë serbë nga Kosova e Serbia po mblidhen në Gazimestan të Obiliqit për shënimin e përvjetorit të Betejës së Kosovës të vitit 1389.
Ceremonia zyrtare për shënimin e këtij përvjetori pritet të fillojë pas orës 12:00.
Policia po monitoron këtë aktivitet duke kontrolluar çdo kënd që hynë kompleksin e përmendores së Gaznimestanit.
Deri më tani nuk është njoftuar për ndonjë ekses.