Policia arreston një person në Gazimestan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person si shkak i thirrjeve nacionaliste gjatë manifestimit në Gazimestan të Obiliqit.

KALLXO.com mëson se personi i arrestuar është nxjerrë nga autobusi, nga ana e policisë së Kosovës.

Dhjetëra serbë janë mbledhur në Gazimestan të Obiliqit për të shënuar festën religjioze ortodokse të Vidovdanit.

Para hyrjes tek monumenti në Gazimestan policia ka kontrolluar makinat kurse, qytetarët që mbanin rroba me mbishkrime nacionaliste u është kërkuar të kthehen.

Vidovdan është festë fetare serbe që festohet çdo 28 qershor.

 

Policia i kthen mbrapa qytetarët serbë që kanë veshur bluza me simbole e thirrje nacionaliste