Prizrenasit i gjenden armë e drogë

Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Prizren.

Kjo për arsye se tek i njëjti gjatë një kontrolli i janë konfiskuar dy armë zjarri, dy karikatorë dhe shtatë fishekë.

Po ashtu tek i njëjti janë konfiskuar edhe 7.34 gramë drogë i llojit marihuanë dhe një mulli për bluarjen e marihuanës.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ku me urdhër të këtij të fundit i dyshuari është dërguar për kontroll mjekësor e më pas është ndaluar për 24 orë.