Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e këtij personi (FOTO)

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e Burhan Cej nga Mitrovica, i kërkuar për veprat penale vjedhje në tentativë dhe prezantim i rremë.

I kërkuari po kërkohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

Informatat mund të përcillen përmes numrave zyrtar si më poshtë: 

Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, në Prizren Tel: 029 244 355 Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.

Ju mund të dërgoni informatat tuaja edhe në adresën elektronike [email protected] apo në aplikacionin “Lajmëro Policinë”.