Policia në Pejë kërkon ndihmë për të gjetur një të dyshuar për lëndim të rëndë trupor

Drejtoria Rajonale e Policisw sw Kosovës në Pejë po kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një të dyshuar, për veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Polica për mes një komunikate ka thënë se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllimlokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”

Numrat ku mund të kontaktoni Policinë janë:192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë.