Foto-ilustrim
Aksidenti me fatalitet në Pejë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur në Pejë.
Sipas një njoftimi zyrtar, personi i kërkuar është Aaron Rexhaj, i lindur më 5 maj 1999, në Paderborn të Gjermanisë.
Sipas Policisë, ai tani është me vendbanim në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.
Në njoftim është thënë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, ka lëshuar edhe kërkesën për bashkëpunim me qytetarët.
Policia ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar për shkaktim të aksidentit me fatalitet në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327 që është numri i Drejtorisë Rajonale Pejë ose përmes e-mail adresës [email protected].
KALLXO.com gjatë ditës raportoi se një këmbësor, 41-vjeç, ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku në rrugën “Bill Klinton” në Pejë.
Policia në njoftimin fillestar ka thënë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 00:47, kur të njëjtët kanë pranuar informatën se ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Sipas njoftimit policor, vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar dhe trupi i viktimës Sh.G. është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
www.kallxo.com