Policia shpall në kërkim dy të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale – vjedhje.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tyre.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”- ka shkruar policia në të dy rastet.

Këto shpallje janë bërë me autorizimin e Prokurorisë.