Policia jep detatje për aksidentin me fatalitet te ‘Kroi i Mbretit’

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit në rrugën Prishtinë – Pejë, në të cilin aksident vdiq një grua.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10 në fshatin ‘Korreticë e Lartë’, i dyshuari derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, ka goditur këmbësoren e cila si pasojë e plagëve, ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.