Foto: Ilustrim

Policia jep detaje për therjen me thikë te 'Rruga B'

Mbrëmë, rreth orës 23:00 ka ndodh një përleshje mes disa personave në Prishtinë, përkatësisht tek “Rruga B” ka njoftuar Policia e Kosovës.

Siç thuhet në njoftim, në këtë incident ishin përfshirë gjashtë persona, dy prej të cilëve të mitur. Të dyshuarit janë arrestuar

“Gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta. Në vendin e ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë. Të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Gjashtë të arrestuar pas rrahjes te rruga B, dy prej tyre theren me thikë

www.kallxo.com