Foto: Ilustrim

Gjashtë të arrestuar pas rrahjes te rruga B, dy prej tyre theren me thikë

Gjashtë persona kanë përfunduar të arrestuar, dy prej tyre edhe të therur me thikë, pas një rrahjeje e cila ka ndodhur në rrugën B, në Prishtinë.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për KALLXO.com se rasti ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes.

“Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ”B” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka arritur  në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar gjashtë persona të cilët ishin të përfshirë në rast”, ka konfirmuar Borovci.

Sipas tij, nga informacionet e para dyshohet që dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore, nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit po dërgohen për trajtim mjekësor.

“Ndërkohë që policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.