Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Zllatar të Prishtinës

Babë e djalë janë arrestuar, pasi dyshohet se në parkingun e një restoranti në Zllatar të Prishtinës kanë sulmuar fizikisht një person.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka thënë se njëri prej të dyshuarve me armë zjarri e kishte gjuajtur në tokë afër këmbëve dhe si pasojë ishte vetëplagosur në këmbë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të pistoletës, ndërsa në veturën e të dyshuarit gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të shtëna me armë në Zllatar të Prishtinës, dyshohet se një person është vetëplagosur dhe një tjetër është lënduar