Policia e Kosovës

Të shtëna me armë në Zllatar të Prishtinës, dyshohet se një person është vetëplagosur dhe një tjetër është lënduar

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Zllatar të Prishtinës rreth orës 18:00.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila thotë se në këtë rast janë lënduar dy persona.

Sipas Ahmetit, njëri dyshohet se u lëndua gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri dyshohet se me armë zjarri është vëtëplagosur.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona. Njëri nga personat dyshohet se është lënduar gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri dyshohet se me armë zjarri është vetëplagosur”- ka thënë Ahmeti.

Zëdhënësja e PK-së ka njoftuar se të dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkaq, hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.