Ilustrim - Foto: Kallxo.com

Policia jep detaje për aksionin te lokalet e ‘Lesnës’

Sonte, më 10.01.2020, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor ‘Jugu ‘ Prishtinë, në lokacionin e njohur si ‘Lokalet e Lesnës’ është realizuar një operacion policor në zbatim të një urdhërese të gjykatës, konfirmoi Policia e Kosovës.

Në këtë aksion janë sekuestruar një thikë, një revole, një shufër dhe një sasi substancë që dyshohet të jetë narkotike. Në polici janë shoqëruar katër të dyshuar për intervistim.

“Nën dyshimin për aktivitetet të paligjshme, janë kontrolluar katër biznese, konkretisht pesë lokale”, tha për KALLXO,com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.