Policia e Kosovës

Policia ende në kërkim të gruas që dyshohet se është hedhur nga ‘Ura e Fshajt’

Policia ka njoftuar se sipas një dëshmitari, një grua është hedhur nga Ura e Fshajt në lum.

Trupi i viktimes, sipas raportit policor, nuk është gjetur ende.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore, zjarrfikësit, njësiti për kërkim-shpëtim dhe prokurori.

Rasti “person i zhdukur” është në hetime.