Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Policia e Kosovës blen karikatorë për armë

Nëpërmjet platformës elektronike për prokurim publik, “e-prokurimi”, Policia e Kosovës bëri të ditur se pritet të nënshkruaj kontratë për t’u furnizuar me karikatorë polimeri për SIG 516 dhe 716, për nevoja të këtij institucioni të zbatimit të ligjit në vend.

Për blerjen e këtyre karikatorëve, Policia kishte parashikuar të nënshkruaj kontratë në vlerë deri 3,675 euro.

Për këtë aktivitet të prokurimit, u përdor procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Sipas njoftimit për dhënie, kontrata i është dhënë kompanisë “RELOAD” SH.P.K, me vlerë të përgjithshme të kontratës 3,584.50 euro, me kohëzgjatje 10 ditë kalendarike.

Nga kërkesat e dosjes së tenderit,  kërkohen 170 copë karikatorë polimeri të modelit SIG 516, kalibër 5.56 dhe kapacitet për 30 fishekë.

Kërkohen edhe 11 copë karikatorë polimeri modelit SIG716, SIG716G2, të kalibrit 7.62 NATO, me kapacitet për 20 fishek.

Tutje kërkohet që karikatorët e polimerit duhet të jenë rezistent në goditje (t’u rezistojnë rënieve në tokë gjatë rimbushjes) dhe të jenë shumë përdorimësh.