Policia e Ferizajt me aksion për ndalimin e lëmoshë kërkuesve

Policia e Ferizajt ka nisur dje një aksion për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytet.

Në kuadër të aksionit, Policia njofton se ka ndaluar disa persona, ka shqiptuar disa vërejtje dhe disa fletëparaqitje të parapara në bazë të dispozitave ndëshkimore të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike.

“Në lidhje me ke këtë është njoftuar edhe gjyqtari nga Gjykata Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes” – thuhet në njoftim.

Aksioni për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës, sipas Policisë do të vazhdojë edhe në komunat Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Han të Elezit.

Policia ka kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve që sa herë të hasin në lypës ta njoftojnë policinë.